Prestoni tregon se a kërkoi falje Rooney për simulimin

Wanye Rooney nuk është një futbollist që njihet për simulime, ndaj shumë shpejt i ka rënë pishman që e bëri një gjë të tillë në ndeshjen e Manchester Unitedit ndaj Prestonit në udhëtim.

Një anëtar i Preston i ka thënë gazetës britanike “The Mirror”, se Rooney i ka kërkuar falje portierit pas ndeshjes. “Wayne shkoi te portieri ynë dhe i tha: ‘Më fal, por ti po më vije përpara dhe u desh të hidhesha ashtu’”.

United e fitoi ndeshjen e Kupës FA 3:1, duke kaluar në çerekfinale ku takohet me Arsenalin. /Gazeta Olle