Presidentja Vjosa Osmani: Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar xhudisten Nora Gjakova pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike,

Nora Gjakova ka fituar medaljen artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke shkruar kështu historinë për Kosovën, pasi është e dyta brenda garimit në këto Lojëra Olimpike që po mbahen në Tokio, shkruan Gazeta Olle.

Përmes një shkrimi në Facebook, presidentja Osmani ka shkruar se Nora Gjakova i ka sjellë dritë Kosovës, në këtë ditë zie.

“Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës.
Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi. Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit”, ka shkruar Presidentja Vjosa Osmani. /Gazeta Olle/
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, ambiente të brendshme dhe teksti

E JASHTËZAKONSHME: Nora Gjakova e artë në Tokio!

Nora Gjakova pasi fitoi medaljen e artë: Ende nuk po mund të besoj!