Presidentja Jahjaga ndau trofeun “Dielli TEB Open 2015”

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka përcjellur ndeshjen finale të turneut të tenisit “Dielli TEB Open 2015”, që u mbajt në Prishtinë, në organizim të klubit të tenisit Diellixsi dhe të Federatës së Tenisit të Kosovës.

Me këtë rast, presidentja Jahjaga ndau kupën për fituesin e turneut, Granit Bajraliu, njofton zyra e presidentes Jahjaga.

Në shenjë falënderimi, presidentes Jahjaga iu dha mirënjohje, për përkrahjen e saj të  vazhdueshme në zhvillimin e këtij sporti në vendin tonë.