Presidentja befason me urimin për basketbollin

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është shprehur e lumtur pas pranimit të Federatës së basketbollit të Kosovës në FIBA.

Lumturinë e saj presidentja Jahjaga e ka shprehur përmes një postimi në Facebook.

“Alley-oop për Kosovën! Urime anëtarësimin në FIBA”, ka shkruar presidentja Jahjaga.