Presidenti – lojtarit: Lëre futbollin

Taulant Sefgjini shënoi një gol të mrekullueshëm me Laçin, pas një goditje dënimi prej 25 metrash teksa topi përfunoi në trekëndësh. Laçi e mundi Skënderbeun (1:0).

Në fund të ndeshjes presidenti Pashk Laska, i habitur dhe ai nga ekzekutimi perfekt i futbollistit, është afruar dhe me shaka i ka thënë: “Tani mund ta lësh futbollin, nuk ke se çfarë bën më shumë se sa kaq”. (sportal.al)