Patik Schick do të jetë futbollist i Romës për sezonin e ri. Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero.
“Schick është një futbollist i Romës. Insistova që të shkojë atje, por do të na mungojë shumë”, deklaroi Ferrero, përcjellë “Lajmi.net”.
“Romës i mbetet që ta trajtojë mirë, sepse ai është një thesar i vërtetë”, shtoi presidenti i Sampdorias.
Schick kërkohej edhe nga Interi, por Ferrero pranoi ofertën e Romës sepse është tifoz i skuadrës nga “Olimpico”.