Presidenti i Ulpianës flet për ndeshjen me Ferizaj: Nuk ka mundësi të jetë e kurdisur, ka qenë derbi i vërtetë

Ndeshja në mes të Ferizaj dhe Ulpianës, është vendosur të regjistrohet me rezultatin zyrtar 3-0 në të mirë të vendasve, pas ankesës së klubit ferizajas me arsyetimin që mysafirët kanë aktivizuar një lojtar pa qenë në protokollin e ndeshjes.

Komisioni i Garave mori këtë vendim;

Komisioni i Garave i FFK-së në mbledhjen e vetë të mbajtur me datë: 26.02.2024, duke vendosur lidhur me rregjistrimin e ndeshjeve të javës së 16-të të Raiffeisen Ligës së Parë – Grupi–B, si dhe të ankesës së ushtruar nga: KF Ferizaj, lidhur me parregullsinë e paraqitur në këtë ndeshje nga: KF “Ulpiana”, të lojtarit i cili ka qenë i shënuar në protokol dhe është aktivizuar në ndeshje,

KF “Ulpiana“ ka aktivizuar në lojë lojtarin me nr. 15 . ENES HAJRULLAHU, me nr.të regjistrit: I.D. 014222M07- i cili ka qenë i shënuar- regjistruar në protokolin zyrtar dhe është aktivizuar në ndeshje.
Gjatë administrimit të ankesës si dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua se:
Për Komisionin e Garave, sipas nenit 71 paragrafi 1.të Regullores së Garave janë përmbushur të gjitha kushtet për administrim dhe vendim marrje lidhur me ankesën.

.

I ftuar në Kanal 10, presidenti i Ulpianës Jeton Gashi, mohoj të gjitha zërat për një kurdisje të mundshme në këtë takim, sipas të parit të klubit, ndeshja në Ferizaj ishte një derbi i vërtetë, dhe nuk ka asnjë mundësi të ketë dyshime, shkruan OLLE.

Për më shumë ndiqni videon e më poshtme:

 

Rashica flet pas humbjes në derbi: Jemi të trishtuar,ndeshja më e bukur pë ne

Garë e jashtëzakonshme për ‘Golashënuesin e edicionit 2023/24’ në Superligën e Kosovës