Presidenti i ri i FC Prishtinës, Hakif Gashi e viziton skuadrën në stërvitje

Presidenti i ri i FC Prishtinës, Hakif Gashi, e ka vizituar skuadrën në stërvitjen e pasdites në kompleksin sportiv në Bërnicë të Prishtinës.

Gashi i shoqëruar nga aksionari Rrahman Haradini, u njoftua me punën që po bëhet nga ekipi kryeqytetas.

Gashi u zotua para futbollistëve dhe stafit se do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mirën e klubit kryeqytetas.

Afaristi i njohur nga Prishtina ditën e sotme u zgjodh president duke e zëvendësuar Remzi Ejupin, i cili për 18 vite e drejtoi klubin bardhekaltër.

 

Ky kanal televiziv e transmeton duelin Ballkani – Klaksvik

Cucurella është lojtari më i ri i Chelsea