Presidenti i PSG-së zbulon nëse Ronaldo është në planet e skuadrës së tij

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka hedhur poshtë çdo mundësi që të transferojnë yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Gjatë tërë verës ka pasur raportime se PSG do provonte portugezin, në rast që Kylian Mbappe do kalonte te Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, Al-Khelaifi ka bërë të qartë se assesi nuk do provojnë transferimin e Ronaldos.

“Transferimi i Cristiano Ronaldos as nuk është diskutim”, tha shkurtimisht ai.

Ndërkohë, Al-Khelaifi konfirmoi se nuk e lejojnë largimin e Mbappes këtë verë, pavarësisht që Reali ofroi 180 milionë euro.

Mbappe në Real Madrid? Kjo është deklarata e fundit e Nasser Al Khelaifi

Rashani në dyshim për fundjavë, por do të jetë gati për ndeshjet e Kosovës