Presidenti i PSG-së zbret në fushë dhe i bën Mbappes presion para gjithë skuadrës

Al Khelaifi “zbret” vetë në fushë. Presidenti i PSG do të zbarkojë në grumbullimin e përgatitjeve parasezonale të skuadrës për të takuar Kylian Mbappe, fillimisht bashkë me grupin dhe më pas privatisht ‘kokë më kokë”.

Presidenti siç bëjnë të ditur mediat franceze do të mbajë një fjalim para skuadrës ku do ti kërkojë para të gjithëve Mbappe që të marrë një vendim: Ose të rinovojë kontratën, ose të shitet këtë verë! Sulmuesi nga ana e tij e ka theksuar synimin për të mos rinovuar pasi kërkon të qëndrojë dhe një vit në Paris dhe më pas të largohet me parametër zero.

Situata e Mbappe nuk i lë ta bëjnë gjumin të qetë drejtuesve të PSG, Reali i Madridit destinacioni i paraparëcaktuar i Mbappe në rast largimi, qëndron në gadishmëri dhe praktikisht po e mban pezull merkaton e tij që në mes të qershorit, pasi kërkon të kuptojë nëse afrimi i francezit do të bëhet këtë verë apo vitin e ardhshëm. Al Khelaifi i kishte vënë një ultimatum Mbappe duke i vendosur datën 5 korrik, teksa u shpreh “Mbappe duhet të vendosë maksimumi brenda 10 ditëve të ardhshme, pasi askush nuk është mbi klubin”, por ditët kanë kaluar dhe në 18 korrik ende nuk ka asnjë të re.

Pozicionet mbeten të njëjtat, lojtari mohon kategorikisht rinovimin deri ne 2025 ndërsa klubi refuzon kategorikisht një largim të tijin me parametra zero.

Takimi i parë mes Al Khelaifi dhe Mbappe që nga 3 qershori i kaluar mund të sjellë ndonjë të re, me disa klube përvec Realit që janë gati të lëvizin për të siguruar një prej lojtarëve më të mirë në botë. Nga Anglia bëjnë të ditur edhe për një interesim të fortë të Liverpool që është gati të ofrojë deri në 200 milionë euro.

Phoenix bën goditjen e madhe nga Vllaznia e Shkodrës

FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore 2023-2024”