Presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi, në përkrahje të Shkëndijës në Belgjikë (FOTO)

Presidenti i FC Prishtina, Remzi Ejupi, e ka marrë rrugën drejt Belgjikës, për ta përkrahur nga afër sonte Shkëndijën, në ndeshjen që kjo e fundit do ta zhvillojë ndaj skuadrës belge, Gent.

Ai është pritur ngrohtësisht nga Kuqezinjtë, si nga tifozët shqiptarë, të pranishëm në Belgjikë, ashtu edhe nga kryesia e klubit tetovar.

Siç dihet, Ejupi ka marrëdhënie të shkëlqyer me pronarin dhe presidentin e Shkëndijës, Lazim Destani, me të cilin ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Belgjikë, shkruan Zëri.

Image

Shkëndija e ka shkruar historinë duke u kualifikuar në fazën e “Play-Offit” të Europa League, ndërsa do të mundohet të kualifikohet në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

Meritat më të mëdha për suksesin e Kuqezinjve i ka pronari i kompanisë “Ecolog”, Lazim Destani, i cili e ka bërë Shkëndijën klub me fizionomi dhe pamje evropiane.