Presidenti i Palermos: “Kjo ndeshje e Series A ishte e kurdisur”

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, akuzon hapur për trukim në ndeshjen Verona-Frosinone, e zhvilluar të dielën dhe e fituar në kohën shtesë nga skuadra e Arlind Ajetit, që në këtë mënyrë shpreson te mbijetesa.

Skuadrat e Frosinones së bashku me Carpin tashmë seriozisht kërkojnë mbijetesën.

“Në golin e dytë të Frosinones lojtarët e Veronës nuk shkuan te topi, por u kthyen në krah tjetër”, sulmon presidenti i klubit sicilian, që ka zbritur tashmë në vendin e parafundit në Serinë A dhe rrezikon seriozisht rënien.

“Situata jonë është e dëshpëruar, por e prisnim humbjen me Juventusin. Ajo që më dëshpëron është goli i dytë i Frosinones”.

“Mjafton të shohësh aksionin dhe e kupton çfarë ndodh në futbollin italian. Është e rëndë që gazetarët nuk ndihen, duhet të mësojmë nga futbolli anglez. Duhet përdorur edhe prova televizive, për të gjykuar aksionin e golit”, ka thënë Zamparini.

Palermo pësoi humbje me rezultat 4-0 nga Juventusi.