Presidenti i një skuadre të Serie A pas grilave

Ka përfunduar në pranga Giampetro Manenti, presidenti i Parmës. Akuza në drejtim të padronit të klubit emiljan është ajo e rifutjes në përdorim të kapitaleve të paligjshme, thënë më shqip, pastrim parash. Arrestimi u krye në një operacion që nisi në orët e para të mëngjesit nga një sektor i Policisë Tatimore të Romës me urdhër të Prokurorisë së kryeqytetit italian. Bashkë me numrin një të Parmës janë arrestuar edhe 21 persona të tjerë.

Mes krimeve për të cilat akuzohen të arrestuarit janë dhe ato të vjedhjes si dhe autoriciklimit, pra pastrimit të parave me rrethanën rënditëse të përdorjes së metodave mafioze. Operacioni i emërtuar “GFB-Oculus” që po kryhet nga Policia Tatimore e Romës ka përfshirë dhe mbi 60 kontrolle që janë kryer në gjithë territorin italian. Veprat penale për të cilat akuzohet Manenti janë vërtet të rënda dhe përfshijnë vec atyre të sapopërmenduara dhe përdorimin e kartave falso, mashtrimit informatik, si dhe bashkëpunim në organizatë kriminale sipas metodave mafioze.