Presidenti i Napolit: Nuk ka pushim

President i Napoli, Aurelio De Laurentiis ka kërcënuar lojtarët pas eliminimit nga Kupa e Italisë.

Aurelio De Laurentiisit, presidentit të Napolit, i ka humbur durim pas eliminimit nga Kupa e Italisë nga Lazio (0:1).

Ai ka kërcënuar lojtarët se nuk do t’iu jap asnjë ditë pushim nëse nuk do t’iu rikthehen rezultateve pozitive në Serie A.

“Nga sot e deri në fund të sezonit, nëse nuk ndryshon kursi dhe lojtarët janë të paaftë për të nderuar fanellën që kanë veshur, atëherë do të stërvitin për një gjatësi të pacaktuar kohore”, ka thënë ai.

“Unë shpresoj se e gjithë kjo do të shërbejë si një pikë kthese. Nga sot, ne ndryshojmë. Ne kemi nevojë për një sesion trajnimi mbi mentalitetin, dhe më shumë respekt për tifozët, klubin, trajnerin dhe për veten e tyre”, ka përfunduar De Laurentiis.

Napoli ka pësuar një rënie drastike në xhirot e fundit. Nga vendi i tretë, ekipi i Rafa Benitezit tani gjendet i gjati nëm renditjen tabelore me 47 pikë të tubuara.