Presidenti i La Ligës flet për Ronaldon dhe Messin

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka thënë se Lionel Messi është futbollist më i mirë se rivali i tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo. Ai po ashtu favorizon Barcelonën në El Clasico.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas nuk ka dyshime.

Ai thotë se Lionel Messi është futbollist më i mirë se rivali i tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

“Sigurisht, e preferoj Messin para Ronaldos”, deklaroi Tebas, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene ‘Marca’.

Ai po ashtu favorizoi Barcelonën për El Clasicon e së dielës kundër Real Madridit. “Barcelona është aktualisht në formë më të mirë se Reali”, theksoi ai.