Presidenti i klubit të shqiptarëve nxjerr nga fusha lojtarët dhe braktis ndeshjen

Vetëm pak ditë pasi futbolli turk përjetoi një skandal të rëndë me presidentin e klubit të Ankaragyçy i cili goditi me grusht gjyqtarin, ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë, thuajse e pabesueshme për nivele të tilla. Presidenti i klubit të Istanbulspor në Superligë, ka detyruar lojtarët e tij që të braktisin ndeshjen, si protestë ndaj vendimit të gjyqtarit.

Istanbulspor, në radhët e të cilës aktivizohen disa futbollistë shqiptarë si Rroca, Et’hemi dhe Loshaj apo edhe ish-kapiteni i Egnatias, Xhekson, përballej sot me Trabzonsporin, në një sfidë që u braktis para përfundimit të saj të rregullt.

Kur Trabzonspor shënoi golin e avantazhit 2-1 në minutën e 68, vendasit protestuan për një faull ndaj Loshajt, por VAR mbajti në fuqi vendimin e gjyqtarit në fushë.

Kjo bëri që presidenti i Istanbulspor, Ecmel Faik Sarıalioglu, të vendoste tërheqjen e ekipit të tij nga fusha në shenjë proteste.

Edhe pse lojtarët e tij iu lutën që ndeshja të vazhdonte, ai nuk ndryshoi mendje dhe kështu, ekipi braktisi fushën e lojës, duke sjellë edhe braktisjen e ndeshjes. Një situatë e pazakontë e cila komplikon edhe më shumë situatën e Istanbulspor, i cili mbyll tabelën e klasifikimit në Superligë e tashmë do të përballet edhe me sanksione të rënda.

30 milionë aplikime për bileta në EURO 2024, kryesojnë shqiptarët

Broja vjen nga stoli dhe gjen rrugën drejt rrjetës, por goli anulohet për “offside”