Presidenti i FFK-së nderohet nga KFOR-i britanik

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi është nderuar me mirënjohje nga KFOR-i britanik, raporton Gazeta Olle.

Vetë FFK e ka bërë të ditur këtë gjë përmes ueb-faqes së tyre zyrtare.

Në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës shkruhet:

“Forcat paqeruajtëse të KFOR-it të Britanisë së Madhe e kanë nderuar presidentin Agim Ademi me mirënjohje të veçantë, duke e vlerësuar punën e tij në FFK si dhe bashkëpunimin e mirëfilltë me forcat britanike në projekte të përbashkëta për të mirën e shoqërisë kosovare, e ku KFOR-i britanik është treguar i gatshëm që me njësitet e tij ta ndihmojë FFK-në në projektet për komunitetin e futbollit”.