Presidenti i Feronikelit ’74 me reagim të ashpër: Djalin e kujt në FFK duhet me marrë në ekip për të pasur suksese

Feronikeli ’74 ka pësuar humbje me rezultat 2-0 në udhëtim te Suhareka.

Mysafirët nga Drenasi kanë ankesa të mëdha për penalltinë e akorduar në të mirë të Suharekës në minutën e 45+3.

Presidenti i Feronikelit ’74, Erlind Krasniqi ka publikuar pamjet derisa ka lëshuar një reagim të ashpër.

Ai ka thënë se po mundohen t’i largojnë nga liga, derisa pyet se djalin e kujt në FFK duhet ta marrin në ekip për të pasur suksese?

Postimi i plotë nga Erlind Krasniqi:

“E njëjta çorbë” edhe sivjet, veq më e “tharbtë”

Sezonin e kaluar u munduan të na nxjerrin nga liga duke mos kursyer asgjë nga mekanizmat në dispozicion, ndërsa synimi po vazhdon edhe tani, por ne nje nivel tjeter edhe me shqetesues; duke mos e shfytëzuar apo duke mos u konsultuar as me mjetin e futbollit modern, VAR’in, i cili është në sherbim të ndarjes së drejtësisë ne fushën e gjelbert.

Skandaloze ishte sot akordimi i penalltisë ne favor të klubit të Suharekes. Madje 11 metershin nuk e priste as lojtari suharekas duke e ditur mire se aty nuk ndodhi asnje kontakt fizik mes lojtaresh (shih videon e bashkangjiur)

Krejt kjo mbase e ka nje pyetje te drejte: djalin e kujt në FFK duhet me marr në ekip për të pasur suksese?

Ju kërkoj falje tifozëve për këto rezultate, por situata reale është kjo që e shihni edhe ju.
Dhe si rrjedhoj natyrisht se ka pak tifozë në tribuna sepse dallaveret janë të mëdha! /Gazeta Olle/

Dalin pamjet e përleshjes mes tifozëve të Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë

Gola me bollëk, befasi dhe fitore spektakolare të mysafirëve: Rezultatet dhe renditja në dy grupet e Ligës së Parë