Pas fitores në kryeqytet ndaj Flamurtarit, FC Ferizaj zyrtarisht do jetë pjesë e Superligës nga edicioni 2024/25.
Bardhekaltërit janë me fat që në rradhët e tyre është një president si Lulzim Abazi, i cili nuk ka kursyer asgjë që klubi ferizajas të ketë suksese në këtë kampionat, shkruan Gazeta OLLE.
Abazi ka uruar klubin e tij për suksesin e arritur, dhe ka premtuar se në Superligë nuk do inkuadrohen si në vitet e kaluara, duke premtuar gjëra të mëdha.