Presidenti i EOC-ut, Capralos takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin Hajrulla Çeku

Presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), Spyros Capralos dhe sekretari i përgjithshëm, Raffaelo Pagnozi, janë pritur nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrulla Çeku.
Kryeministri Kurti u ndal edhe tek sukseset e sportistëve tanë, konkretisht ato të xhudos, si dhe Kampionatin Evropian të Hapur, të organizuar në Prishtinë, duke paralajmëruar edhe ngjarje tjera madhore në vendin tonë, ndërsa përmendi edhe sfidën moslejimit të sportistëve tanë në gara ndërkombëtare.
Edhe ministri Çeku foli për sukseset e vendit tonë në sport, organizimet ndërkombëtare që po bëhen në vendin tonë dhe përkushtimin që ka MKRS në mbështetjen e lëvizjes olimpike në Kosovë dhe sportit në përgjithësi, si dhe projektin e MKRS për përfshirjen e sporteve të caktuara në shkolla.
Presidenti Capralos veçoi të arriturat e sportit tonë, me theks të veçantë tri medaljet olimpike të Kosovës dhe progresin që ka bërë KOK-u, në dy tri vitet e fundit, duke thënë se Kosova është storie suksesi edhe për Komitetet Olimpike të shteteve të mëdha. I pari i lëvizjes olimpike të Evropës u shpreh se marrja e organizimit të LM Prishtina 2030 është rast i mirë që shteti të investojë në infrastrukturën sportive.
Presindeti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, falënderoi EOC-un me në krye Capralosin për bashkëpunimin dhe mbështetjen e KOK-ut në projekte të ndryshme, derisa u shpreh mirënjohës edhe për Qeverinë e Kosovës dhe MKRS-në për mbështetjen e fuqishme në fitimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
I pari i KOKSh-it, Fidel Ylli, theksoi se bashkëpunimi mes dy Komiteteve Olimpike është në nivel të lartë, jo vetëm për organizimin e LM Prishtina 2030, por edhe në projekte të ndryshme të përbashkëta, derisa përgëzoi infrastrukturën ligjore që ka Kosova, derisa kërkoi që shteti të investojë edhe më shumë në infrastrukturë, ashtu siç ka bërë dhe po bënë Shqipëria. /Gazeta Olle/

Kevin Davis më i miri i xhiros së 13-të në basketboll

Zhegrova: Përpiqem të jap maksimumin në çdo ndeshje, meritat i ka gjithë ekipi