Presidenti i Dritës, Valon Murseli: Po, po e dobët Superliga! Urime fitorja e merituar FC Ballkani

Ballkani ka marrë fitoren e parë në grupet e Ligës së Konferencës, teksa ka mposhtur skuadrën turke Sivasspor me rezultat 3-4.

Skuadra nga Suhareka ka pasur një paraqitje fantastike në përballjen e sotme, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, ka reaguar edhe presidenti i Dritës, Valon Murseli i cili ka uruar Ballkanin për fitoren.

Madje, ai edhe ka ironizuar me ata që thonë se Superliga e Kosovës është e dobët.

“Po, po e dobët Superliga e Kosovës. Urime fitorja e merituar, FC Ballkani”, ka ironizuar Murseli në Facebook. /Gazeta Olle/ 

 

Thaqi: Deri sot kemi qenë të kënaqur me pjesëmarrje, por kjo fitore na hapë rrugë për diçka të madhe

Arsenali merr fitore komode në Ligën e Evropës