Presidenti i Ballkanit reagon para ndeshjes së parë: Me knaqësinë më të madhe jam duke drejtuar klubin e qytetit edhe për stinorin e ri

Ballkani e fillon edicionin e ri të Superligës me ndeshjen ndaj Dukagjinit.

Para fillimit të kampionatit ka reaguar edhe presidenti i suharekasve, Arsim Kabashi, shkruan Gazeta Olle.

Kabashi ka vite që investon në këtë klub, duke e shndërruar Ballkanin në një klub shumë serioz.

Presidenti përmes një postimi ka theksuar se me kënaqësi të madhe po e drejton klubin në këtë edicion të ri, dhe se inspirimin e gjen te përkrahësit kur sheh sa me zell dhe përkushtim e përcjellin klubin.

Postimi i plotë i Kabashit: 

Të dashur qytetarë të Suharekës
Me knaqësinë më të madhe jam duke drejtuar klubin e qytetit edhe për stinorin e ri.
Inspirimin e kam gjetur te Ju kur e shoh se sa me zellë dhe entuziazëm jeni duke përkrahur dhe dashur klubin në të gjitha mënyrat .Sezonet e mëparshme na kanë sjell shumë emocione të ngërthyera, me gëzime për fitore, por edhe me hidhërim për humbjet, situata të cilat vetëm futbolli i dhuron, Angazhimi dhe Investimi në sport, përkatësisht në futboll, kërkon shumë punë,vullnet dhe sakrifica për të cilën unë kam përkrahje të plotë nga familja ime, dhe do të vazhdoj të bëjë gjera të mira për qytetin tim, por gjithmonë duke e patur edhe përkrahjen tuaj. Në sezonin 2021/2022 i cili po fillon sot, juroj të gjithëve shëndet dhe suksese duke shpresuar që klubit dhe qytetit do t’i sjellim vetëm rezultate kulminante dhe gëzime dhe në fund të kampionatit të dalim me rezultatet e kënaqeshme. Urime dhe suksese për klubin tonë, gjithashtu edhe për klubet e tjera të Superligës .
Na priftë e mbara Suharekë!… e ku ka më mirë se në Vendlindje!
/Gazeta Olle/

Skandal në tenis, numri dy i botës i hakmerret kameramanit pas humbjes (Foto)

Elbasan Rashani trondit Lyonin, futet nga banka dhe shënon dy gola për t’i dhuruar një pikë skuadrës së tij (VIDEO)