Presidenti i Antalyaspor: Jemi pranë transferimit të një tjetër ish-ylli të Barcelonës

Presidenti i Antalyaspor ka thënë se skuadra e tij është pranë transferimit të një tjetër ish-ylli të Barcelonës, pasi ditë më parë transferoi Samuel Eto’o dhe Ronaldinhon.

Presidenti i Antalyaspor, ka thënë se skuadra e tij është pranë transferimit të një tjetër ish-yllit të Barcelonës.

“Ne jemi duke planifikuar të transferojmë një tjetër ish-lojtar të Barcelonës të kalibrit të Eto’o dhe Ronaldinhos”.

“Unë mund të them se marrëveshje është shumë pranë finalizimit”, tha presidenti i Antalyaspor, Guntekin Gencer për A Spor.

Sipas raporteve, mësojmë se bëhet fjalë për ish-portierin e Barcelonës, Victor Valdes.