Presidenti Agim Ademi uron Distria Krasniqin: Kosova vend i vogël, por me kampion të mëdhenj!

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur ta bëjë krenare gjithë Kosovën duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Për triumfin e madh në Lojërat Olimpike, Krasniqin e ka uruar edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, shkruan Gazeta Olle.

“Kosova vend i vogël, por me kampion të mëdhenj! Urime medalja e artë olimpike Distria Krasniqi! 
Suksesi juaj madhështor në Olimpiadën e Tokios na bën krenar të gjithëve dhe u jep motiv gjeneratave të reja për t’i ndjekur deri në fund ëndrrat e tyre.
Urime edhe trajnerit dhe punëtorit të palodhshëm, Driton Kuka, drejtuesve të Federatës së Xhudos dhe drejtuesve të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Shpresoj që edhe në ditët e ardhshme sportistët tanë të arrijnë suksese tjera në Tokio.
Me respekt, A.A”, ka shkruar Ademi.
Me këtë triumf, xhudistja jonë fiton medaljen e artë në “Tokio 2020” në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Kjo është medalje e dytë olimpike për shtetin e Kosovës, pasi e para i përket Majlinda Kelmendit, e cila fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë në Rio de Janiero të Brazilit në vitin 2016.

/Gazeta Olle/

Kjo është shuma me të cilën do të shpërblehet Distria nga Kosova, pasi siguroi medaljen e artë olimpike

Klubi i Serie A pushtohet nga COVID-19