Presidenti Ademi takon Samuel Eto’o-n, e uron për zgjedhjen në krye të Federatës së Kamerunit

Presidenti Agim Ademi ndodhet për vizitë në Doha për të përcjell nga afër ndeshjen finale të turneut FIFA Arab Cup 2021, ndërmjet Algjerisë dhe Tunizisë, që zhvillohet sot.

Ai po qëndron në kryeqytetin e Katarit me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe të presidentit të Federatës së Futbollit të Katarit, Hamad Bin Khalifa Bin Ahmed Al-Thani.

Në prag të kësaj ndeshjeje, presidenti Ademi ka takuar legjendën e futbollit, Samuel Eto’o.

Ai me këtë rast e ka përgëzuar ish-yllin e Barcelonës dhe disa klubeve tjera evropiane për zgjedhjen e tij si president i Federatës së Futbollit të Kamerunit, duke i uruar rrugëtim të suksesshëm në krye të këtij institucioni.

Po ashtu, ata u dakorduam që në të ardhmen dy federatat të kenë bashkëpunime.

Zyrtare: Talenti kosovar transferohet te Malmo FF

Baftiu në listën e dëshirave të Gjilanit, presidenti i Ballkanit jep komentin epik!