Presidenti Ademi takon kryeministrin suedez, Stefan Löfven 

Presidenti Agim Ademi i cili po qëndron në Stokholm për ndeshjen e sotme Suedi – Kosovë, e ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Suedisë, Stefan L­­­­öfven.

Me këtë rast, ai, e ka falënderuar në emër të Kosovës kryeministrin suedez për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës në të gjitha sferat.

Takimet e shumta që presidenti Ademi po i zhvillon në Suedi janë dëshmi e miqësisë së mirë që ai ka krijuar me Suedinë, por edhe e raporteve shumë të mira ndërmjet dy vendeve tona.

Suedia në epërsi ndaj Kosovës pas 45 minutave të para

Formacionet zyrtare, Hungari – Shqipëri: Kuqezinjtë kërkojnë fitore për të vazhduar garën