Presidenti Agim Ademi ka takuar sot në Tiranë, zv/drejtorin e Federatave kombëtare të UEFA-së dhe njëherësh shefin për projektet dhe organizimin e federatave, Thiery Favre dhe ekspertin për çështje ligjore dhe statutare të UEFA-së, Yan Hafner.
Presidenti Ademi i njoftoi ata për situatën aktuale dhe procesin e zgjedhjeve në FFK, teksa mori pëlqimin e tyre për kohën e datës së zgjedhjeve dhe rikandidimin e tij për president të FFK-së.