Presidenti Ademi takoi dy futbollistët dardanë, Nuhiun e Kryeziun

Presidenti Agim Ademi i cili ndodhet për vizitë disaditore në Evropë, sonte është takuar dhe ka darkuar me dy futbollistët e Kombëtares, Atdhe Nuhiun dhe Hekuran Kryeziun.

Gjatë kësaj darke u diskutuan planet e FFK-së sa i përket ekipit kombëtar. Nuhiu dhe Kryeziu e falënderuan presidentin Ademi për gjithçka që ka bërë për ta dhe kushtet e krijuara në ekipin kombëtar.

Po ashtu, ata shprehën shpresën se presidenti Ademi do ta angazhojë trajnerin e duhur që do t’i prijë Dardanëve në të ardhmen.

Kryeziu bëri me dije se është afër angazhimit të tij në Turqi, derisa Nuhiu pas përfundimit të karrierës si futbollist aktiv mund të bëhet pjesë e stafit të Kombëtares.

Hajdutët i futen në shtëpi futbollistit derisa ai po luante në Serie A

Zyrtare: Agim Zeka prezantohet te Prishtina