Presidenti Ademi takohet me presidentin Çeferin në selinë e UEFA-së

Me ftesë të presidentit Aleksandër Çeferin, sot, në selinë e UEFA-së në Nyon, presidenti Agim Ademi zhvilloi një takim të rëndësishëm me të parin e futbollit evropian. Takimi u mbajt në zyrën e presidentit Çeferin dhe u përqendrua në zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe projektet e ardhshme.

Gjatë takimit, presidenti Çeferin shprehu interesimin e tij për futbollin në Kosovë dhe projekte të reja si dhe për raportet e FFK-së me institucionet e vendit.

Ai u informua në detaje nga presidenti Ademi rreth situatës aktuale në lidhje me edukimin e kuadrove, zhvillimin e futbollit dhe marrëdhënieve të FFK-së me institucionet e tjera.

Presidenti Çeferin gjithashtu shprehu interesimin e tij për t’u informuar edhe mbi rezultatet e ekipeve kombëtare të Kosovës, progresin e infrastrukturës së futbollit, si dhe për vërshimet e fundit në disa pjesë të Kosovës.

Në këtë takim, presidenti Çeferin shprehu edhe një herë mbështetjen e tij të plotë për FFK-në dhe presidentin Ademi, duke paralajmëruar njëherësh vizitën e tij në Kosovë.

Ai vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm mes UEFA-së dhe FFK-së për të forcuar futbollin në Kosovë dhe për të ndihmuar në zhvillimin e tij të qëndrueshëm.

Nga ana e tij, presidenti Ademi ia prezantoi presidentit Çeferin të gjitha projektet dhe arritjet e fundit në futbollin kosovar, duke e falënderuar atë për mbështetjen e fortë që UEFA i ka dhënë gjatë gjithë kohës. Ai shprehu mirënjohjen e tij për interesimin dhe përkrahjen e fuqishme të presidentit Çeferin, duke vlerësuar kontributin e tij në avancimin e futbollit në Kosovë.

Dajaku i lumtur që është bashkuar me Hajdukun e Splitit: Një klub i madh me tifozë të mrekullueshëm

Pirlo rikthehet të drejtoj në Itali