Presidenti Ademi priti UD Drejtorin e përgjithshëm të RTK-së

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në zyrën e tij U.D. Drejtorin e përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, i cili ishte i shoqëruar nga producenti ekzekutiv i sportit në RTK, Artan Muhaxhiri.

Gjatë këtij takimi presidenti Ademi e përgëzoi z. Ahmetxhekaj për detyrën e re, teksa u diskutuan format e bashkëpunimit të ardhshëm ndërmjet dy institucioneve, transmetimi i mundshëm i ndeshjeve të ekipeve kombëtare në televizionin publik, si dhe aktivitetet e tjera me qëllim të promovimit të futbollit, por që janë edhe në interes të publikut.

Chelsea fiton me rezultat të pastër ndaj Lille

Cilat janë përfitimet e klubeve që lëshojnë stadiumin me “qera”?