Presidenti Ademi në darkë të përbashkët me presidentin Çeferin

Presidenti Agim Ademi po qëndron në Milano me ftesë të presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin për të ndjekur nga afër ndeshjen finale të Ligës së Kombeve, Spanjë – Francë, e cila do të zhvillohet në stadiumin “San Siro”.

Para ndeshjes finale presidenti Ademi ka qenë në darkën e përbashkët me presidentin Çeferin.

Me këtë rast, ata kanë bashkëbiseduar rreth zhvillimeve të përgjithshme në futboll, e veçmas me ecurinë e projekteve të FFK-së.

Presidenti Ademi e ka falënderuar numrin 1 të UEFA-s për mbështetjen e vazhdueshme që po ai personalisht dhe UEFA si institiucion po i japin futbollit kosovar nëpërmjet projekteve të shumta.

Ndërkaq, presidenti Çeferin përgëzoi FFK-në për progresin e vazhdueshëm dhe për realizimin e projekteve që kanë si qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimit të talenteve.

/Gazeta Olle/

Tyson Fury rikujton mendimet e tij nga çastet kur ishte rrëzuar dy herë nga Wilder

Serbia i shpall luftë Shaqirit dhe tifozëve shqiptar: Kërkojmë dënim për shfaqjen e parullës “Kosova është Shqipëri’’