Presidenti Ademi dekoron Tord Grip me medaljen e nderit

Në prag të ndeshjes Suedi – Kosovë, presidenti Agim Ademi e ka dekoruar me medaljen e nderit ish-këshilltarin dhe ndihmës trajnerin e Kombëtares së Kosovës, Tord Grip, me mbishkrimin “Faleminderit përgjithmonë”.

Tord Grip me përvojën e tij të jashtëzakonshme i dha shumë futbollit të Kosovës, veçmas në organizimin e ekipit kombëtar pas pranimit në UEFA e FIFA.

Presidenti Ademi edhe një herë shprehu falënderimin e tij dhe të FFK-së për Suedinë, e cila vazhdimisht ka qenë në përkrahje të Kosovës, si në edukimet e kuadrove ashtu edhe në shumë segmente tjera.

Kosova U19 pëson humbje minimale nga Gjeorgjia U19

Suedia në epërsi ndaj Kosovës pas 45 minutave të para