Presidenti i FIFA-s, Gianni Infentino pjesëmarrës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për klube, aty i ftuar është edhe Agim Ademi

Presidenti i FFK-së Agim Ademi po ndjek nga afër ndeshjet e Kupës së Botës për klube në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Atje po qëndron edhe Presidenti i FIFA-s, Gianni Infentino i cili ka ndjekur nga afër ndeshjen e Chelseat ndaj Al Hilal.

Infantino ka shfrytëzuar rastin për tu takuar me presidentë të ndryshëm të federatave të futbollit.

Ai pati një takim edhe me presidentin Ademi ku diskutua për zhvillimet e futbollit kosovar dhe projektet e realizuara nga FFK.

 

Ka qenë faqja zyrtare e FIFA-s, që ka publikuar disa foto të Infantinos, ku aty shihet edhe Agim Ademi gjatë bashkëbisedimit me të parin e futbollit botëror.

Albin Tahiri: Jam shumë krenar për rezultatin historik të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore

Ballkani dhe Prishtina do të përballen në Kupën e Kosovës, Nexhipi: Do të bëjmë më të mirën të kalojmë tutje