Prepolli thotë se ka qenë i bindur se Gjilani do ta eliminonte Liepajën, nuk kursen lëvdatat për “Skifterat”

Ish-futbollisti dhe analisti i njohur i futbollit të Kosovës, Arsim Prepolli ka komentuar eliminimin e Gjilanit nga kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Gjilani është eliminuar nga ekipi letonez, Liepaja në rrethin e parë me rezultat të përgjithshëm 3:2, anise ndeshjen e parë në Prishtinë e fitoi minimalisht.

Prepolli ka thënë se nuk e ka pritur eliminimin e Gjilanit nga Liepaja për disa arsye, ndërsa nuk kurseu lëvdatat për tifozerinë e klubit “Skifterat”.

“Unë karrierën futbollistike e kam përfunduar te Gjilani. E kam pas një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Skifterat. Ata e duan me shpirt e me zemër klubin. Kur pash Liepajën në short se do luan me Gjilanin u gëzova. Nuk kisha njohuri për atë ekip edhe u gëzova dhe thash se Gjilani me potencialin që e ka, me lojtarët që ka, me menaxhimin që bën, me pagesat që bën, kam qenë i bindur që kalon tutje”, tha Prepolli në emisionin Ekipi A në ATV.

“Paraqitja e Gjilanit në ndeshjen e parë nuk më ka dhënë komoditet që të mendoja unë se do shkon tutje. Mendimi im personal ishte se me atë ndeshje nuk do të kalonte tutje dhe atë që e kam thënë edhe doli”, tha tutje ai.

Ja kur do tërhiqet shorti për edicionin e ri në Superligë dhe në Ligën e Parë

Skuadra shqiptare nuk gjen dot kundërshtar për miqësore, zhvillon test brenda grupit