Prepolli reagon ashpër ndaj trajnerëve të huaj: Mos të na shesin mend, por masi po gjejnë kingja le të iu grahin

Numri i trajnerëve nga Shqipëria që po afrohen në futbollin kosovar është shtuar ndjeshëm viteve të fundit.

I fundit që iu bashkua “trenit” të Superligës ishte edhe Bledi Shkëmbi që nënshkroi me Ballkanin.

Këto afrime të trajnerëve nga Shqipëria ndajnë opinionin në mes, me disa që mendojnë pozitivisht e disa të tjerë që kanë mendime negative për afrimet e tyre.

Analisti i njohur kosovar, Arsim Prepolli ka dhënë mendimin e tij të sinqertë në lidhje me këtë çështje në intervistën për “Periskopin”, teksa ka kritikuar çasjen e trajnerëve shqiptarë në Kosovë.

”Për trajnerë te Shqipërisë apo të huaj tregojnë rezultatet, por unë mendoj që këtu më shumë po luhet një loje diplomatike dhe një lloj komunikimi që po i bindin aq lehtë kryetarët e klubeve,” u shpreh fillimisht Prepolli.

”Nuk jam kundër askujt, janë të mirëseardhur të gjithë, por jo me mësu zanatin te ne e me na shitë mend se edhe ne kemi luajtur futboll, po këtu nuk i fajësoj trajnerët por udhëheqësit e klubeve. E kemi edhe rastin në ligën e parë marrin trajnerë anonim që kanë udhëheq klubet e ligave të pesta, mandej kondicional që vetem konat i regullojnë dhe shiten që ne jemi aq te aftë por masi po gjejnë kingja le t’i grahin.”