Premtohet spektakël në FIBA 3×3 Challenger Prishtina

 

Të enjten mbrëma në sheshin “Zahir Pajaziti” është organizuar konferenca e parë për media kushtuar garës ndërkombëtare FIBA 3×3 Challenger që do të mbahet më 16 e 17 korrik në Prishtinë.

Në konferencën e parë për media ishin të pranishëm Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Drejtori i klubit 3×3 Prishtina, Fisnik Juniku, të cilët u zotuan se ky event do të jetë një spektakël i vërtetë.

Për herë të parë në Kosovë, më saktësisht në Prishtinë do të organizohet një ngjarje prestigjioze siç është Challenger 3×3 Prishtina.

Organizator i këtij eventi madhështor është klubi 3×3 Prishtina në mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), Komuna e Prishtinës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Në këtë Challenger do të marrin pjesë 12 ekipe të huaja dhe 4 ekipe nga Kosova (përmes Wild Card).

Shpërblimin për vendin e parë, dytë dhe të tretë në total është 40 mijë euro. Po ashtu finalistët kualifikohen për në Debrecen të Hungarisë, në Masters, në eventin më të madh që mbahet.

Rei Manaj kthehet te Barcelona, largohet përfundimisht nga Spezia

Këto janë fjalët e para të Alban Dragushës pasi u emërua trajner i Vushtrrisë