Premtimi i madh i Fazliut për Intelektualët dhe Dritën (FOTO)

Nuk premton numër golash, por premton angazhim dhe Dritën bashkë do ta dërgojnë në maje, pasi sipas tij vetëm këtë e duan Intelektualët.

Kështu thotë top-përforcimi i deritashëm i Dritës dhe i afatit kalimtar të verës, Astrit Fazliu.

Ai nga Flamutari i Vlorës iu kthye futbollit të Kosovës. Më parë luante edhe me Partizanin e Tiranës.

fazliu

Pse vendose të kthehesh në Kosovë dhe pikërisht tek Drita?

Fazliu: Vendosa të kthehem, pasi bisedova me disa skuadra, Drita m’i plotësoi dëshirat të cilat i desha edhe unë.

Me cilat skuadra ishe në bisedime?

Fazliu: Nuk dua të përmend emra, vetëm dua të them se Drita ishte ajo që ishte shumë më serioze dhe kishte një plan shumë serioz për të ardhmen. Interesim kisha edhe jashtë Kosovës.

astrit fazliu

Çka i premton Dritës dhe tifozëve të tyre, ‘Intelektualët’?

Fazliu: Po dihet se sa tifoz ka Drita, edhe normal ata kërkojnë që Drita gjithmonë të jetë lartë. Unë ju premtoj angazhim maksimal dhe s’do të kursej asgjë për të arritur në maje së bashku me Dritën.

fazliu

Cilat jane synimet e Dritës me ju dhe tjerët që do të vijnë, titulli kampion?

Fazliu: Po normal, do të luftojmë për të dy trofetë.

fazliu

Sa gola do të shënosh në sezonin e parë te Drita, mbi 10, 15?

Fazliu: Nuk e kam zakon të premtoj numër golash. Gjithmonë premtoj angazhim, dhe me angazhim vijnë edhe golat.

Fazliu

Për fund, ku është dallimi, Kosovë – Shqipëri. Ka kohë që nuk je pjesë e futbollit tonë, ka ndonjë përparim?

Fazliu: Po, i kam përcjell disa ndeshje edhe në Kosovë. Mendoj se nuk dallon edhe shumë. Në Shqipëri futbollit është i fortë fizikisht, port ash me përforcimet që po i bëjnë ekipet në Kosovë, besoj se do të jetë i njëjti nivel me Shqipërinë.

astrit fazliu