Premier League nis me dhunë, huliganët sherr me karrige në mes të qytetit (VIDEO)

Skena aspak të hijshme u regjistruan në prag të sfidës mes Manchester Unite dhe Leedsit, e vlefshme për javën e parë të Premier Ligës, e cila përfundoi me rezultatin 5-1 në favor të “djajve të kuq”.

Protagonistë para startit të kësaj përballje, ishin tifozët huliganë të të dyja skuadrave, të cilët u përleshën me karrige në rrugët e qytetit të Manchesterit.

Pamjet e dhunës, u bënë virale në rrjetet sociale, duke na kthyer kështu shumë vite pas, kur ligjin në futbollin anglez e bënin pikërisht huliganët, shkruan Panoramasport.

https://twitter.com/FootballlForAll/status/1426488837807747074

Skenat e dhunës janë me të vërtetë të frikshëm, ndërkohë që tifozët godasin njëri-tjetrin me karrige dhe sende të tjera të rrezikshme.

Chelsea e nis për mrekulli sezonin e ri, fiton me lehtësi ndaj Crystal Palace

Real Madrid të gatshëm të ofrojnë 150 milionë euro për Mbappen