Premi e çmendur për Shkëndijen

Të dielën do të luhet në Shkup supersfida e kampionatit të Maqedonisë, mes Vardarit e Shkëndijës.

Kjo sfidë me shumë mundësi do të vendosë përfundimisht fatet e titullit kampion, pasi është përballja e fundit direkte dhe ndeshjet pasardhëse duken të lehta për të dyja skuadrat.

Shkëndija është e dyta dhe i duhet patjetër fitorja në Shkup, një mision aspak i lehtë, por jo i pamundur, për një skuadër mjaft cilësore, që edhe në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt barazoi në Shkup.

Për të motivuar në maksimum skuadrën, presidenti i klubit tetovar, Lazim Destani, ka takuar skuadrën dhe u ka bërë edhe një premtim të bujshëm: plot 100.000 euro premio në rast fitoreje ndaj Vardarit!

Në këtë mënyrë, sfida e së dielës merr përmasa edhe më të mëdha dhe është një ndër ndeshjet që ia vlejnë të ndiqen.