Prekopuca afër që të bëhet me klub

Mesfushori Yll Prekopuca është afër që të bëhet me klub të ri.

Ai karrierën me gjasë do ta vazhdojë te skuadra e Ferizajt. Është vet Ylli ai i cili e dha lajmin për Gazetën ‘Olle’.

“Pritet që karrierën ta vazhdojë te Ferizaj. Do të takohem me kryetarin e Komunës dhe drejorin e klubit nesër”, ka thënë Yll Prekopuca, derisa Ferizaj e ka regjistruar atë në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Ferizaj në këtë edicion do të ‘luftojë’ për mbijetesë. Ekipi i drejtuar nga Rexhep Murseli, ndodhet e fundit me 14 pikë të grumbulluara.