Hajvalia e drejtuar nga Ismet Munishi, e ka mundur të mërkurën në një ndeshje miqësore skuadrën e KEK-ut me rezultat 2:1.
Sulmuesi Semir Zeneli shënoi të dyja golat për hajvaliasit kurse golin e vetëm për ‘Elektricistët’, e realizoi Torvioll Stullqaku.
Hajvalia do të luaj nesër një tjetër miqësore, kësaj radhe kundër 2 Korrikut.
Mbrojtësi i këtij ekipi Arbër Prekazi, flet për përgatitjet që po bënë ekipi nga paralagjia e Prishtinës. “Përgatitjet janë duke shkuar shumë mirë. Tash e katër janë po stërvitemi nga dy herë në ditë. Përparësi e madhe e jona është si i kemi zhvilluat 7-8 ndeshje, dhe të gjitha i kemi luajtur në bari natyral. Në këtë mënyrë iu jemi përshtatur kushteve me të cilat do të luajmë në kampionat”, i ka thënë Arbër Prekazi Gazetës ‘Olle’.