Prekazi me dedikim të veçantë për golin

Arbër Prekazi shënoi golin e parë në fanellën e Hajvalisë, që prej se u transferua në dimër nga Kosova e Vushtrrisë. Ai realizoi një supergol nga gjuajtja e lirë, në stilin “Zhuninjo”.

Hajvalia fitoi 4:2 ndaj Trepçën ’89, në kryendeshjen e javës 19 të Superligës.

“Trepça ’89 është ekip shumë i pa përshtatshëm, pasi që në radhët e veta ka lojtarë shumë teknik dhe ne e kemi ditur që loja e tyre bazohet në pasime të shkurtëra dhe me armën e tyre më të fortë ne i mundëm, sepse ata e pranuan lojën tonë”, deklaroi Prekazi për Gazetën Olle.

I pyetur për gjuajtjet e tij tashmë të rrezikshme ai tha: “Ka kohë që provoj atë teknikë të goditjes, megjithatë vetëm kohët e fundit kam filluar t’i marrë goditjet gjat lojëve, sepse kam respektuar gjithmonë lojtarët që godasin më mirë se unë”.

prekazz

Ai ka një dedikim të veçantë për golin. “Për golin i falënderohem Zotit, sepse më ndihmoi që ta shënojë në çastet më të vështira për ne. Golin ia dedikoj nënës, sepse një ditë para ndeshjes ishte lutur që të shënojë”, shtoi mbrojtësi mitrovicas, që po e kërkon titullin e tretë në karrierë. (Gazeta Olle)