Prekazi: Fahredin Duraku, kush është ky anonim?

Trajnerët nga Mitrovica, Rafet Prekazi e Fahredin Duraku, jo rrallë e kanë provokuar në media njëri-tjetrin, me deklarata të forta. Duraku ditë më parë u nda me skuadrën mitrovicase Trepça ’89. Ai tha se disa trajnerë në Kosovë godasin me shishe por nuk ia përmendi emrin Prekazit.

Ky i fundit në një prononcim për Gazetën ‘Olle’ deklaroi se nuk do t’ia përmend më emrin Durakut. “Fahredin Duraku, kush është ky anonim?. Zakonisht ai merret me mua e jo unë me të. Konsideroj se është ulje për mua që të merrem me një njeri të tillë”, ka thënë Rafet Prekazi.

Kujtojmë se edhe Prekazi e ka drejtuar Trepçën ’89 në këtë edicion.