Prekazi e lidh me nerva çështjen titull

Rafet Prekazi është trajneri i radhës i cili e komenton çështjen e titullit për Gazetën ‘Olle’. Ai vlerëson se pranvera që po na pret, do të jetë jashtëzakonisht interesante. “Ka me qenë një ‘luftë’ e madhe pasi që ekipet janë të barabarta sa i përket kualitetit dhe për këtë arsye, po them se do të jetë shumë interesant”, deklaroi trajneri i mirënjohur nga Mitrovica, Rafet Prekazi.

Tutje, Prekazi i cili në këtë edicion e drejtoi për një kohë Trepçën ’89 (një nga rivalët për titull) mendon se skuadra që do të luaj në vazhdimësi dhe do ta ruaj qetësinë, do të ketë përparësi. “Skuadra që do të luaj në kontunitet dhe do të ketë nerva, ka gjasa më të mëdha për titull, ajo do të bëhet kampione”, përfundoi Rafet Prekazi.

Ky i fundit është edhe përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës U-21.