“Prej gurve nuk është kursyer askush”: Zbulohen detaje nga dhuna në ndeshjen mes Sharrit dhe Lepencit

Sekretari i Lepencit, Valdrin Dogani, ka folur në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini rreth incidenteve që ndodhën sot në ndeshjen kundër Sharrit

Ai ka zbuluar se nga hedhja e gjësendeve prej tifozëve kanë pësuar lëndime katër futbollistë.

Sipas tij, gjithçka ka nisur pas një kacafytje mes lojtarëve në fushë.

“Prej gurve nuk është kursyer askush. Gjithçka ka nisur prej një kacafytje mes lojtarëve. Për ato punë është njeriu kompetent, gjyqtari kryesor, që i ndëshkon futbollistët me kartona dhe mbyllet në fushë. Por, tifozët vendas të pakënaqur dhe gjithmonë me tendenca me sulmu, veç goditjeve që i kanë marrë nga futbollistët, lojtarët tanë janë sulmuar edhe nga tifozët. Shumica e neve kemi relacione familjare, shpesh e përdorim nip e dajë,” tha Dogani. /Gazeta Olle/

Amir Rrahmani lëndohet në ndeshjen ndaj Juventusit

Napoli fiton ndaj Juventusit, por i lëndohet Rrahmani