Futbollisti i cili spikati dy sezone më parë me fanellën e Palermos, tani po tregon vlerat e tij edhe në Serinë C duke luajtur me Leccon, ndërsa ka ndihmuar këtë fundit të marrë një barazim, të rëndësishëm 2-2 ndaj Virtus Verona me një gol spektakolar.
Kraja u aktivizua në minutën e 55-të të sfidës dhe vetëm katër minuta më vonë tregoi atë që di të bëjë. Ai lëshoi një predhë nga 30 metra, që u ndal në rrjetë, me portierin që nuk artriti të devijonte jashtë goditjet e mesfushorit shqiptar.
Një gol i rëndësishme për lojtarin, i dyti në këtë sezon në Serinë C, pasi mund ta ndihmojë që të gjejë përsëri postin e titullarit në skuadrën italiane.
Golin e Erdis Krajes mund ta ndiqeni nga minuta 03:45: