Prapaskenat, ndeshjet, rrëfime interesante…(VIDEO)

Përfaqësuesja e Kosovës në ndeshjen e parë të zhvilluar në këtë vit barazoi pa gola kundër Eintracht Frankfurtit (0:0), kurse në ndeshjen e dytë pësoi disfatë nga Werder Bremeni me rezultatin 2:0.

Ani pse kosovarët nuk arritën që të korrin fitore, në kampin e tyre vlerësohet se Kosova zhvilloi ndeshje shumë të mira, e të cilat i kënaqën tifozët shqiptarë në mërgatë, të cilët i përcollën nga afër këto duele.

Ani pse ndeshjet nuk u transmetuan në televizionet kosovare, gjithçka çka ka ndodhur në Gjermani, e ka përcjellur gazetari i palodhur i ‘Klan Kosovës’, Fatos Dili.

Në storien e realizuar nga ai, mund të shihni më së miri se çka ka ndodhi në tokën gjermane me Kosovën.