Prapaskenat e transferimit të Hoxhës, ishte afër rikthimit në Superligë te kjo skuadër

Futbollisti i njohur kosovar, Arbër Hoxha, do ta vazhdojë karrierën përsëri në Kroaci, por kësaj here te skuadra tjetër Slaven Belupo.

Ylli kosovar ka nënshkruar sot me skuadrën kroate e cila e lidh futbollistin për tri vitet e ardhshme.

Gazeta “Enigma” mëson ekskluzivisht se futbollisti ka qenë afër rikthimit në Kosovë dhe ishte afër transferimit te kampioni vjeshtor, SC Gjilani.

Megjithatë, në momentet e fundit ka ndryshuar situata dhe Hoxha është transferuar te Slaven Belupo.

Kujtojmë që sulmuesi anësor ka djersitur edhe fanellën NK Lokomotiva në Kroaci. Gjithashtu, karrierë ka bërë te Ballkani, Prishtina, Besa dhe Istogu.

Daja edhe te Ballkani përdor “dorën e hekurt” – yllin e skuadrës e dërgoi në tribuna pak para ndeshjes me Malishevën

U dëmtua në sfidën e Kupës, trajneri i Southamptonit tregon gjendjen e Armando Brojës