Pranohet me të drejta të plota Taekwondo kosovare

Federata Taekwondos e Kosovës (FTK) është pranuar me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Taekwondos (WTF). Ky vendim u mor në Asamblenë Gjenerale të WTF-së, të mbajtur në Chelyabinsk të Rusisë, shkruan Zëri.

Me këtë rast, presidenti i FTK-së, Nuhi Gashi falënderoi presidentin e WTF-së, sekretarin e ETU-së, kryetarin e BTU-së dhe të gjithë të tjerët të cilët e përkrahën FTK-në, përcjell Zëri, që sot të jetë me të drejta të plota në WTF.

“Ky do të jetë edhe një motiv shtesë për taekwondistët kosovarë që të vazhdojmë edhe më tej përpara me suksese. Falënderoj MKRS-në dhe të gjithë individët kosovarë që e kanë ndihmuar në çfarëdo mënyre FTK-në që sot të jemi të pranuar me të drejta të plota. Urime të gjithëve”, ka thënë kryetari i FTK-së, Gashi.