Pranohet edhe Kick-Boksi

Federata Ndërkombëtare e Kick-Boksit e ka pranuar Federatën e Kick-Boksit të Kosovës me të drejta të plota në gjirin e saj..

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Federatës së Kick-Boksit të Kosovës, Fatmir Makolli. “Në mbledhje të Bordit ishin të pranishëm përfaqësues nga 200 Federata dhe nuk ka pasur asnjë votë kundër. Ndihem shumë mirë që, pas Federatës Evropiane, na pranoi edhe ajo Ndërkombëtare e Kick-Boksit”, ka thënë Makolli për “Zërin”.

Mbrëmë, Federata e Kick-Boksit të Kosovës u pranua në Federatën Evropiane të Kick-Boksit dhe kjo e fundit e rekomandoi Federatën Ndërkombëtare të Kick-Boksit që ta pranojë Kosovën.